5 Gjuhet e dashurise
Sipas librit me te njejtin titull te autorit Gary Chapman, gjetja e gjuhes se duhur eshte celesi sesi ta bejme dike ta dije qe e duam. Kjo vjen shume e natyrshme kur personi tjeter e shpreh dashurine njesoj si ne sepse e kemi kollaj ta kuptojme dhe komunikimi eshte me I shpejte dhe me I thjeshte. Te gjithe ne si prinder jemi shpesh shume te zene me plotesimin e nevojave te tjera te femijeve si sigurimi I ushqimit, rrobave, shkollimit , berja e detyrave etj dhe na duhet te punojme shume per ti arritur keto . Kjo kerkon kohe dhe energji dhe kur vjen fundi I dites , si prind je I lodhur per te menduar me thelle per gjera te tjeraqe nuk jane aq te dukshme dhe urgjente per syte tane.
Por ne jemi pergjegjes si prinder qe te njohim femijet tane mire. Jo vetem ti duam por edhe ta dine dhe ta ndiejne qe ne I duam. Ne mundohemi ti trajtojme te gjithe femijet tane njesoj qe te mos bejme dallime. Kush ka disa femije ketu e kupton mire qe eshte pune e veshtire te mbash nje balance te mire.
Por sipas psikologut shume te njohur Gary Chapman jo te gjithe njerezit e shprehin dashurine njesoj. Ai eshte psikolog dhe ka punuar me qindra cifte qe kishin problem me martesen e tyre. Me disa raste nuk funksiononte keshillimi dhe ai kuptoi qe ciftet edhe pse e donin ne te vertete njeri tjetrin, nuk e ndjenin dashurine, pra kishin problem me komunikimin e dashurise. Ai vuri re menyrat ose gjuhet se si e shprehnin dhe si e kuptonin ciftet dashurine. Mund te dallojme 5 gjuhe ku pak a shume futen te gjithe shprehjet e dashurise: Prekja fizike, fjalet e inkurajimit, kohe cilesore, dhurata, vepra sherbimi. Keto jane te verteta per cdo lloj marredhenie, jo vetem ne cift por edhe me femijetLe ti shikojme se bashku:
Prekja fizike: Eshte gjuha e pare e dashurise kur sapo kemi lindur. Nje foshnje nuk kupton asnje menyre tjeter dashurie akoma,vecse te prekurit. Bebja ndihet afer, e dashur, e sigurte. Perqafimet, puthjet, te kapurit dore per dore, te shtriheni bashke ne krevat etj jane shenja Te gjithe e kemi kaluar kete faze. Megjithate per disa njerez kjo gjuhe vazhdon te jete gjuha kryesore sesi e kuptojne qe dikush I do.
Fjale afirmimi Femija kenaqet dhe ndihet I dashur kur I flet me fjale qe e inkurajojne, kur e mburr dhe I shpreh sa e do me fjale. Kerkon aprovimin tend ne shume gjera qe ben duke u kthyer per te te pare kur ben dicka. Qortimi ose toni I rende I ben t e qajne. Pra ketu do te bejme dallimin kur korrigjojme femijen qe e ka kete gjuhe me ate qe se ka, sepse duhet te jemi me te kujdesshem. Si kulture kemi shume per te mesuar . Mendojme se I motivojme dhe I veme ne seder kur I qortojme dhe I kritikojme ne menyre negative.
Kohe cilesore Femija kenaqet kur I kushton te gjithe vemendjen. E shikon ne sy dhe me te vertete je duke e degjuar cfare thote. Kerkon qe te kalosh kohe vetem me te duke bere dicka se bashku. Te vjen afer kur je vetem duke bere pune te ndryshme.
Dhurata Te gjithe I kemi qejf dhuratat. Por per disa njerez kjo eshte shprehje e dashurise sepse per ta eshte dicka e prekshme dhe materiale me te cilen e lidhin dashurine. Do te thote qe dikush mendon per ta . Nuk do te thote qe duhet te jete dicka e shtrenjte. Femija qe e ka kete gjuhe shpesh te sjell dhurata , lule qe I keput ose guacka etj…
Vepra sherbimi Kjo eshte nje gjuhe qe ne nenat e bejme perdite pa e menduar shume. Gjithe jeta jone ne familje vertitet rreth sherbimit dhe puneve qe bejme ne shtepi. Duket sikur askush nuk e ve rre cfare bejme dhe te gjithe e marrin per te mireqene. Eshte nje gjuhe qe shfaqet pak me vone kur femijet jane ne gjendje te bejne pune ne shtepi. Femija qe e ka kete gjuhe vlereson kur ben dicka per te. Vjen dhe te ndihmon, ose te sherben. shembull
. Ndersa te rriturit mund te komunikojne me partnerin dhe te shprehin cfare duan, me femijet ne si prinder duhet te jemi vezhgues te mire qe te dallojme se cfare I bent e ndihen te dashur. Nderkohe qe te gjitha gjuhet jane te rendesishme per te patur femije te shendetshem nga ana emocionale , nje ose dy nga keto gjuhe jane primare…